Klubi i boksit Prishtina mbetet klubi më i suksesshëm në historinë e sportit të Kosovës.
Gjenerata e viteve të 70 - ta dhe të 80 - ta ishte pa dyshim më e arta dhe më e frikshme në ish-Jugosllavi, duke dominuar ndaj klubeve serbe, kroate, boshnjake, malazeze etj.
Kjo gjeneratë e papërsëritshme drejtohej nga kapiteni Mehmet Bogujevci dhe përbëhej nga emra të mëdhenj si: Xhevdet Peci, Aziz Salihu, Sami Buzolli, Bajram Hashani, Nazif Gashi, Skënder Hajdini, Fatmir Makolli, Afrim Majanci, Zoran Dediq, Xheko Muhoviq, Shefki Bogujevci, Enver Haredini, Beqir Berisha, Afrim Halimi, Muharrem Gjocaj, Naser Bajrami, Zahir Shabani, Daut Dauti, Sahit Hajdini, Abedin Lika, Agim Latifi, Rrahim Hasani, Sherif Aliu, Nysret Rexhepi, Jonuz Pajaziti, Mërgim Shala, Ali Ndrecaj, Ilir Mustafa e shumë të tjerë, nën drejtimin e trajnerit të madh Lah Nimani dhe ndihmësit të tij Sefedin Braha.

Ja boksierët që i sollën pesë tituj kampionë!
Titulli i parë (1975–76):
H. Peci, Dediq, Sh. Bogujevci, Dauti, M. Bogujevci, Hashani, Jovanoviq, N. Gashi, Hajdini, Muhoviq dhe Xh. Peci.
Prishtina kampione me 35 pikë.
Titulli i dytë (1976–77):
H. Peci, Dediq, Sh. Bogujevci, Dauti, Prestreshi, M. Bogujevci, Hashani, Jovanoviq, Aliu, Hajdini, Gjorgjeviq, Muhoviq dhe Xh. Peci.
Prishtina kampione me 28 pikë.
Titulli i tretë (1977–78):
S. Hajdini, Buzolli, Sh. Bogujevci, H. Peci, Dediq, M. Bogujevci, Dauti, Hashani, N. Gashi, Berisha, Muhoviq dhe Xh. Peci.
Titulli i katërt (1980):
S. Hajdini, Buzolli, Dediq, H. Peci, H. Gashi, M. Bogujevci, Hashani, N. Gashi, Dauti, Rexhepi, N. Bajrami, Rama, Berisha, Muhoviq, Xh. Peci dhe Salihu.
Prishtina kampione me 29 pikë.
Titulli i pestë (1984):
Lika, Pajaziti, K. Bajrami, Ramadani, Buzolli, Majanci, S. Hajdini, Hasani, Latifi, Makolli, Halimi, Rexhepi, Gjocaj dhe Xh. Peci.
Prishtina kampione me 20 pikë.
Të dhënat janë publikuar në gazetën “Rilindja” në vitin 1984, nga gazetari Fehmi Sejdiu.