Legjenda e boksit botëror, Luan Krasniqi, ka uruar për suksesin e madh boksierin Labinot Xhoxhaj.
Boksieri Labinot Xhoxhaj është kampion evropian në EBU..
Sukses i madh i këtij trimi shqiptar.
“Urime për kampionin tonë Labinot Xhoxhaj – me zemrën e një luftëtari të vërtetë, e mbrojti përsëri titullin Kampion Evropian të European Boxing Union!
Në një kohë kur boksi profesional shpesh thuhet se ka humbur nga madhështia e dikurshme, ti na dëshmon se forca, disiplina dhe pasioni i vërtetë janë ende gjallë. Je shembull për të rinjtë dhe krenari për kombin.
I dashur Labinot, urime ty dhe ekipit tënd të ngushtë, veçanërisht Toklir Xhoxhaj – keni arritur gjëra të mëdha me punë, përkushtim dhe besim.
Gjithë të mirat dhe suksese edhe më të mëdha në sfidat që vijnë!”, ka shkruar Luan Krasniqi në profilin e tij në facebook.