Donjeta Sadiku triumfon bindshëm ndaj çekes

Boksi

Donjeta Sadiku triumfon bindshëm ndaj çekes

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 17:19
Boksierja Donjeta Sadiku

Boksierja Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe plotësisht të merituar në kuadër të “Strandja Tournament”, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Në kategorinë deri në 60 kilogramë, ajo triumfoi me vendim unanim 5:0 ndaj boksieres nga Çekia, Barbora Maxova.

Përballja e zhvilluar në Sofje nxori në pah epërsinë e Sadikut përgjatë të tre raundeve.

Gjyqtarët ndërkombëtarë e vlerësuan performancën e saj me rezultatet 30:26, 30:26, 29:27, 30:26 dhe 30:27, duke konfirmuar dominimin e plotë të saj në ring.

Me teknikë të saktë, lëvizje dinamike dhe goditje precize, Sadiku menaxhoi me zgjuarsi çdo moment të ndeshjes, pa i lënë hapësirë kundërshtares.

Fitorja bindëse 5:0 në këtë turne prestigjioz dëshmon formën e saj të lartë dhe përgatitjen serioze për sfidat e radhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat