Xhevdet Peci u dënua përjetë nga qarqet ish-jugosllave, por përgjigjja e tij ua mbylli gojën të gjithëve

Boksi

Xhevdet Peci u dënua përjetë nga qarqet ish-jugosllave, por përgjigjja e tij ua mbylli gojën të gjithëve

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2026 Në ora: 12:39
Kur Xhevdet Peci nokautonte

Shfletimi i historisë tregon qartë se sportistët shqiptarë në Kosovë janë përballur vazhdimisht me padrejtësi nga qarqet ish-jugosllave dhe serbe.

Në shumë sporte, ata janë dëmtuar dhe penguar vetëm pse ishin shqiptarë dhe sepse sukseset e tyre nuk pranoheshin lehtë.

Në atë kohë, KB Prishtina ishte super ekip dhe ishte shumë pranë titullit kampion dhe të gjashtin në histori.

Image

Xhevdet Peci

Por më 15 qershor 1986, në ringun e Titogradit (Podgoricë), ndodhi një nga episodet më të errëta në historinë e boksit.

Në përballjen ndaj Buduçnostin, referi Zhivkoviq nga Kraleva mori vendime të turpshme, duke diskualifikuar Pecin dhe duke dëmtuar rëndë ekipin e Prishtinës.

I revoltuar nga padrejtësia, Peci reagoi në ring, gjë që solli përleshje masive, futet publiku arrogant dhe më pas edhe  forcat e sigurisë.

Fillimisht, meçi përfundoi 11:9 në favor të Buduçnostit por vendimet pasuese ishin edhe më të rënda, rezultati u regjistrua zyrtarisht 20:0 për skuadrën malazeze dhe Prishtina u përjashtua nga liga.

Ndërsa Xhevdet Peci u dënua përjetë nga boksi.

“Xhevdet Peci ishte i mllefosur për padrejtësitë që iu shkaktuan Prishtinës në ringun e Titogradit fizikisht e sulmoi referin në ring, Zhivkoviq të Kralevës.

Xhevdet Peci ka merita të mëdha për afirmimin e Prishtinës, anëtar i së cilës ishte, Mirëpo, sidomos atëbotë, ndaj këtij boksierit patën filluar disa referë të sillen në mënyrë aspak korrekte. Xhevdeti, e dinë mirë të gjithë ata që ndjekin boksin, ka qenë dhe është temperament.  

Nuk i duron veçmas padrejtësitë. Ky ishte "atu" i fortë për ata referë që tentonin të dëmtojnë Prishtinën, Mirë e dini se vetëm Peci mund "t'u ndihmojë në realizimin e synimeve. E provokonin Xhevdetin, e ky reagonte në stilin e vet karakteristikë.

Kështu iu mvesh faji në ringun e Prishtinës kur u diskualifikua nga referi Miletiq i Kragujevcit, kurse një javë më vonë po kjo e gjeti edhe siç u tha nga Zhivkoviqi i Kralevës.

Pasoi dënimi drastik për Prishtinën edhe për Xhevdet Pecin. Prishtina u përjashtua nga Liga e Parë ish jugosllave e Peci u dënua përjetë.

Pati reagime të mëdha lidhur më këtë vendim por kot”, ka shkruar gazeta “Rilindja më 4 prill të vitit 1989.

"Shumë vështirë ishte të braktisesh sportin siç qe imponuar mua", kishte thënë Peci për gazetarin Fehmi Sejdiu në shkrimin e publikuar më 4 prill të vitit 1989!

"Sa isha aktor i boksit aktiv të ringut boksova pa hile,

Të gjithë e dinë se kontributi im nuk ka qenë i vogël.

Prej kohës kur më larguan nga boksi kaluan tre vjet të plota.

Kjo për moshën time (34) nuk është pak.

Prandaj, u falënderohem të gjithë atyre që votuan të më hiqet dënimi, por për mua nuk ka më boks.

Në ring do të humb vetëm edhe një herë.

Shokët e klubit, kapiten i të cilit isha vite më radhë e besa edhe atë të BVI-së për kulturë fizike, më kanë premtuar që në rast se më falet dënimi do të më organizojnë një meç lamtumirës.

Kjo më tepër që të mos largohem nga ringu në mënyrë siç më patën larguar.

Qysh tash do ti fillojë përgatitjet për atë meç dhe shpresoj se nga ringu do të ndahem ashtu siç duhet të ndahet një kampion, një reprezentues shtetëror”, - kishte thënë Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat