David Benavidez edhe një herë konfirmoi reputacionin e tij si një nga boksierët më të rrezikshëm të ditëve të sotme, pasi në një përballje spektakolare në Las Vegas arriti të fitojë titujt WBA dhe WBO në kategorinë kruzer.
Amerikani i pamposhtur (32-0, 26 nokaut) në meçin kryesor të mbrëmjes, të zhvilluar në T-Mobile Arena, ndali Gilberto Ramirez, i njohur si “Zurdo”, në raundin e gjashtë.
Pas një serie goditjesh të fuqishme dhe të pandalshme, gjyqtari u detyrua të ndërhyjë dhe të ndërpresë meçin,.
Ramirezi nuk ishte më në gjendje të vazhdonte.
Me këtë fitore, i njohur si “përbindësh”, Benavidez u bë gjithashtu luftëtari i parë në histori që fitoi tituj botërorë në kategori super të mesme, të lehtë dhe të peshave kruizer.
WHAT A COMBINATION 🔥
— Ring Magazine (@ringmagazine) May 3, 2026
This angle of David Benavidez's finish of Zurdo Ramirez 😳 pic.twitter.com/EMzFlreKS1