Luan Krasniqi i drejtohet me disa fjalë nipin të tij 

Boksi

Luan Krasniqi i drejtohet me disa fjalë nipin të tij 

Nga: K.G. Më: 28 qershor 2026 Në ora: 15:22
Ardian Krasniqi - djathtas

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, ka uruar nipin e tij, Ardian Krasniqin, për titullin e kampionit evropian në boksin profesionist. 

Luan Krasniqi e ka komplimentuar nipin e tij për suksesin e madh. 

“Urime për fitoren tënde, i dashur Ardian!

Dje pate një performancë të shkëlqyer dhe u bëre Kampion Evropian - një titull që e meriton plotësisht.

Jam krenar për ty dhe të uroj sinqerisht shumë vite të tjera të suksesshme dhe pa lëndime në këtë sport”, ka shkruar Luan Krasniqi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat