Një skenë shqetësuese u pa në Las Vegas, ku Raoni Barcelos humbi vetëdijen brenda kafazit të luftimit dhe më pas u dërgua në spital.
Gjithçka ndodhi në raundin e pestë të përballjes mes Raoni Barcelos dhe Raul Rosas Jr.
Barcelos u rrëzua nga Rosas. Ai mbeti i palëvizshëm dhe nuk po reagonte më.

Pa ndjenja
Rosas e kuptoi menjëherë se diçka nuk ishte në rregull dhe nuk vazhdoi ta godiste.
Gjyqtari e ndërpreu menjëherë përballjen, ndërsa ekipi mjekësor hyri në kafaz për t'i dhënë ndihmën e parë Barcelosit.
Çfarë ndodhi në ato sekonda?
Lufta deri në atë moment kishte qenë shumë e fortë dhe e barabartë. Barcelos kishte arritur të godiste kundërshtarin në disa shkëmbime dhe kishte tentuar shumë herë ta rrëzonte.
Në raundin e pestë, rreth 1 minutë e 38 sekonda para përfundimit, Rosas arriti ta rrëzonte Barcelosin.
Por, pasi ra në dysheme, Barcelos nuk u ngrit dhe nuk dha më shenja reagimi.
Rosas nuk vazhdoi me goditje. Përkundrazi, ai i bëri shenjë gjyqtarit se diçka nuk ishte në rregull. Mjekët hynë menjëherë në kafaz.
Në vend që të festonte fitoren, Rosas qëndroi pranë kundërshtarit dhe u duk i shqetësuar për gjendjen e tij.
Më vonë ai u shpreh:
“Dua që të gjithë të luten për Raoni Barcelosin. Ai është një luftëtar.”
Barcelos u nxor nga kafazi me barelë dhe u transportua në një spital në Las Vegas.
Sipas informacionit të publikuar më pas, Barcelos iu nënshtrua një skanimi CT dhe ekzaminimeve të tjera mjekësore.
Raportimi i organizatës UFC tha se ai ishte, në gjendje të qëndrueshme; i vetëdijshëm; reagues ndaj mjekëve; me lëvizshmëri të plotë. Megjithatë, ai mbeti në spital për vëzhgim dhe kujdes të mëtejshëm mjekësor.
🚨🇺🇸 BREAKING: SCARY SCENE in the UFC tonight as fighter immediately rushed to the hospital after going LIMP during a takedown Raoni Barcelos appeared to go limp during a takedown in his main event against Raul Rosas Jr. in Las Vegas and never got back up. The broadcast cut away from the stretcher but caught medics rushing him out of the cage with his body limp, and he was taken straight to the hospital. Rosas got the win and spent the aftermath looking shaken, which says plenty about how bad it looked up close. There is no word yet on his condition. Prayers to him and his family🙏 Source: Paramount+ / Writer: Daniel
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) September 27, 2026