​Italia, Greqia, Spanja dhe Malta kundër rregullave të reja të azilit

Bota

​Italia, Greqia, Spanja dhe Malta kundër rregullave të reja të azilit

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Vendet e Bashkimit Evropian, të cilat janë goditur më shumë nga ardhja e qindra- mijëra migrantëve të paligjshëm në pesë vjetët e fundit.

Shprehën shqetësim sot se propozimet e reja për rinovimin e sistemit të azilit të BE do të vazhdojnë të lënë pjesën më të madhe të barrës.

Greqia, Italia, Malta dhe Spanja thanë në një deklaratë të përbashkët se kuotat e detyrueshme duhet të ndiqen për shpërndarjen e njerëzve të kualifikuar për statusin e refugjatit.

MIdis 27 vendeve të BE-së, pavarësisht refuzimit të drejtpërdrejtë të një lëvizje të tillë nga Austria, Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe të tjerët, raporton AP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat