Sa kohë do të jemi imunë pas vaksinimit kundër virusit korona?

Bota

Sa kohë do të jemi imunë pas vaksinimit kundër virusit korona?

Nga: B.S. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:50
Vaksina kundër virusit korona

Kompanitë farmaceutike na kanë dhënë shpresë për imunizim masiv ndaj virusit korona. Por a do të na mbrojë vaksinimi nga infeksioni për tërë jetën apo vetëm disa muaj?

Lajmet për zhvillimin e vaksinave tingëllojnë shumë mirë. Kandidatët e Modernës dhe Pfizerit ofrojnë 90 për qind mbrojtje kundër Covid-19-shit, ndërsa vaksina AstraZenece të paktën 70 për qind. 

Dhe ndërsa ne shohim me kujdes drejt jetëa pas pandemisë, duke shpresuar se vaksina do ta shndërrojë atë vetëm në kujtesim, pyetja kryesore është se sa kohë njerëzit do të mbrohen nga virusi, shkruan agjencia dpa. 

Për t'u përgjigjur është ende herët,  sepse nuk ka pasur studime afatgjata deri më tani. 

Imuniteti steril dhe klinik 

Një studim i fundit nga Instituti i Imunologjisë së Kalifornisë La Jolla i kryer te njerëzit e infektuar gjeti antitrupa dhe qeliza T - dy armët kryesore të sistemit imunitar të njeriut, të paktën pesë muaj pas infektimit, madje edhe në ata me simptoma të lehta. 

Këto janë të dhëna inkurajuese, duke qenë se sistemi ynë i mbrojtjes ka disa mënyra të ndryshme veprimi, tha Thomas Jacobs i Institutit Bernhard Nocht për Mjekësi Tropikale në Hamburg.

Ky studim tregon për ekzistencën e imunitetit steril, domethënë atij që shkatërron virusin para se të depërtojë në qeliza, tha Jacobs. Dhe vaksinat e përshtatshme madje mund të sjellin një përgjigje më të mirë të antitrupave sesa infeksion natyror, theksoi ai. 

Përveç kësaj, përgjigjja e qelizave T, domethënë limfociteve specifike për të luftuar viruset, zgjati për disa muaj, duke treguar zhvillimin e imunitetit klinik, thotë Jacobs. Kjo do të thotë që pacientët do të kenë vetëm simptoma të lehta si ato që i ngjajnë një ftohjeje. 

Por bazuar në këtë, ne nuk mund të supozojmë se vaksina do të garantojë imunitetin gjatë gjithë jetës. 
"Këto zbulime janë premtuese sepse nëse infeksioni natyror i virusit mund të shkaktojë përgjigje të fortë të qelizave T, kjo mund të thotë që vaksina do të arrijë të njëjtën gjë", tha Fiona Watt, kryetare e Këshillit Britanik të Kërkimit Mjekësor në British Medical Journal. 

Vaksina krijon imunitet më të fortë 

Carsten Watzl, imunolog në Institutin Leibniz në Dortmund, thotë se njeriu pas infektimit më koronavirus më të butë, si ata që shkaktojnë të ftoru, rëndom janë të mbrojtur një deri një vit e gjysmë.

"Por nuk mund ta krahasoni përgjigjen imune të trupit pas infeksionit natyror me atë që do të pasojë pas vaksinimit, sepse kjo e fundit është shumë më efektive", tha Watzl, sekretar i përgjithshëm i Shoqërisë Gjermane të Imunitetit, duke theksuar se njerëzit shpresojnë që vaksinat të garantojnë imunitet më të gjatë.

Për grupet në rrezik, siç përdoruesit e shtëpive të pleqve, është më e rëndësishme të krijohet një vaksinë që do të garantojë imunitet steril, ndërsa për popullatën e përgjithshme, imuniteti klinik ka të ngjarë të jetë i mjaftueshëm, tha Jacobs. 

Në këtë kohë është e panjohur nëse vaksina do të parandalojë përhapjen e virusit. 

"Në rastin e përgjigjejes së fortë të antitrupave, kjo nuk ka gjasa", tha Jacobs, duke shtuar se mund të ekzistojë një rrezik i tillë në imunitetin klinik, por do të nevojiten studime shtesë për të vërtetuar këtë fakt. 
Imunologu Watzl thotë se vaksinat së pari do të qetësojnë situatën globalisht. 

"Edhe nëse popullata mbrohet vetëm për dy vjet, kushdo që dëshiron mund të vaksinohet përsëri dhe pa dyshim, nuk do të kemi pandemi," tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat