Australia izolon Sidnein

Bota

Australia izolon Sidnein

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Sidnei po izolohet nga pjesa tjetër e Australisë ndërsa një shpërthim i COVID-19 në plazhet veriore të qytetit po përhapet në të gjithë metropolin.

Shtetet australiane filluan të kufizohen nga Sidnei dhe Uellsi i Ri Jugor sot në mëngjes me orën lokale, duke bërë që të anulohet për herë të parë në 76 vjet gara vjetore e jahteve të Sidneit më 26 dhjetor në Hobart .

Zona e plazheve veriore të Sidneit nisi një bllokim katërditor të shtunën mbrëma por kryeministrja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian paralajmëroi se kufizimet mund të zgjerohen në të gjithë qytetin nëse do të kishte më shumë infeksione.

Rastet e identifikuara në plazhet veriore gjatë tre ditëve të fundit kanë tronditur vendin, pasi COVID-19 ishte zhdukur pothuajse tërësisht në Australi që nga tetori, falë bllokimeve të rrepta.

Tipi i virusit i gjetur në Sidnei besohet se e ka zanafillën në SHBA por nuk është identifikuar ende një pacient zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat