Rusia dëbon 2 diplomatë kolumbianë

Bota

Rusia dëbon 2 diplomatë kolumbianë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Rusia sot ka ndërmarrë masa reciproke dhe ka dëbuar 2 diplomatë kolumbianë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori i Kolumbisë, Alfonso Caballero u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë ku iu dorëzua notë proteste për shkak të vendimit të vendit të tij të dëbojë 2 diplomatë rusë nga Bogota.

Ai u informua se 2 diplomatë kolumbianë që punojnë në Moskë janë shpallur persona "non grata", tha ministria ruse në një deklaratë.

Në muajt e fundit, ka pasur dëbime të diplomatëve rusë në kryeqytetet evropiane për përfshirjen e tyre të pretenduar në aktivitetet e inteligjencës.

Kolumbia ishte një nga vendet e para në Amerikën e Jugut që mori masa të tilla kundër Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat