Shefi i mbrojtjes turke takohet me zyrtarë të lartë libianë

Bota

Shefi i mbrojtjes turke takohet me zyrtarë të lartë libianë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 23:37
Foto nga vizita

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, i cili qëndron për vizitë në Libi, është takuar me kreun e Këshillit të Lartë të Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vizitën e tij në Libi, Akar shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Yaşar Güler dhe komandantë të tjerë ushtarakë. Delegacioni turk u prit në takim nga kreu i Këshillit të Lartë të Libisë, Khalid al-Mishri, ministri i Mbrojtjes, Salahuddin al-Namroush dhe ministri i Punëve të Brendshme, Fathi Bashaga.

Akar dhe homologu i tij libian po ashtu zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan një takim tjetër midis delegacioneve të të dy vendeve.

Në takimin me al-Namroush, Akar uroi Ditën e Pavarësisë së Libisë.

Akar takoi edhe ministrin Bashaga, ku gjatë takimit theksoi se, "Ju keni arritur gjëra të mëdha. Shpresoj t'i realizoni të gjitha këto dhe vëllezërit tanë libianë të vazhdojnë të jetojnë në paqe dhe siguri".

Nga ana e tij, Bashaga shprehu kënaqësi për takimin me Akar dhe komandantët ushtarakë turk, duke theksuar "jeni vëllezërit tanë".

Në muajin nëntor të vitit 2019, Turqia dhe Libia nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbi kufijtë detarë. Turqia ka ndihmuar qeverinë e Libisë, të njohur nga Kombet e Bashkuar (OKB), kundër sulmeve nga komandanti luftarak, Khalifa Haftar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat