Shpërthim me makinë bombë në Siri

Bota

Shpërthim me makinë bombë në Siri

Më: 3 janar 2021 Në ora: 06:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë bombë shpërtheu në një treg perimesh në qytetin verilindor sirian Ras al Ain pranë kufirit me Turqinë, që sipas njoftimeve shkaktoi vdekjen e disa personave dhe plagosjen e disa të tjerëve, siç njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Dy fëmijë ishin midis të vrarëve ndërsa nëna e tyre u plagos në shpërthim, tha SANA.

Shpërthimi shkaktoi gjithashtu vdekjen e disa luftëtarëve të mbështetur nga Turqia.

Turqia, e cila është aleate me disa grupe kryengritëse që kundërshtojnë Presidentin Sirian Bashar al-Assad, mori nën kontroll qytetin në vitin 2019 në një ofensivë për të zmbrapsur luftëtarët kurdë sirianë, që Ankaraja i konsideron si grup terrorist. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat