Ndalohet konsumimi i drogës nëpër kafene nga turistët në Amsterdam

Bota

Ndalohet konsumimi i drogës nëpër kafene nga turistët në Amsterdam

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Kryetarja e qytetit holandez Amsterdam, Femke Halsema ka propozuar që t’i ndalohet turistëve hyrja nëpër kafenetë e njohura të qytetit ku shesin marihuanë.

“Numri i madh i turistëve në Amsterdam vijnë për shkak të konsumimit të drogave të lehta,  kjo ka bërë që vendi të mbingarkohet”, ka deklaruar Halsema sipas The Guardian.

 “Amsterdami është një qytet kosmopolit dhe duam të kemi turistë, por do të donim të vinin për shkak të bukurisë dhe kulturës së vendit”, ka shtuar ajo.

Kanabisi teknikisht është i kundërligjshëm në Holandë, por posedimi i një sasie prej pesë gramëve për përdorim personal është dekriminalizuar në vitin 1976.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat