Stafi mjekësorë me pasoja mendore më të rënda se ushtarët pas luftës; COVID po shkatërron ata mendërisht

Bota

Stafi mjekësorë me pasoja mendore më të rënda se ushtarët pas luftës; COVID po shkatërron ata mendërisht

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:34
Foto Ilustrim

Një pjesë shumë e madhe e stafit mjekësorë kanë shfaqur simptoma të çrregullimit post-traumatik të stresit.

Rreth gjysma e stafit që po punojnë në kujdesin intensiv, janë raportuar të kenë simptoma të stresit post-traumatik (PTSD), depresion të rëndë dhe ankth, duke pasur pasoja më të rënda mendore sesa ushtarët gjatë luftës.

Me sa duket, mjekët dhe infermierët që po luftojnë në frontin e parë kundër COVID janë në gjendje të rëndë mendore.

Situata e vështirë në spitale, ku numri i pacientëve është shumë i lartë, dhe gjithashtu rastet e vdekjes janë shumë të larta, po shkakton që mjekët të përballen me vështirësi emocionale dhe mendore.

Më të prekurit janë ata të kujdesit intensiv, ku vazhdimisht përballen me vdekjen e pacientëve si pasojë e koronavirusit, dhe në pamundësi për t’i shpëtuar, ata janë duke u ndjerë në faj.

Kjo gjë është mjaft alarmante, sepse stafi mjekësorë në shumë vende të botës ka filluar të shfaqin shenja të mendimeve për vetëvrasje, ose veçse kanë kryer vetëvrasje.

Shenjat e stresit post-traumatik janë rritur shumë tek mjekët në krahasim me vitet e mëparshme. Në vitin 2015, vetëm 8% e mjekëve që punojnë në kujdes intensiv kanë shfaqur simptoma të PTSD, kurse ata që punonin me fëmijët, shfaqen 12%.

Ndërsa sot, mjekët e kujdesit intensiv që po punojnë me pacientët e COVID, 40% e tyre kanë shfaqur shenja të stresit post-traumatik.

Në krahasim me personelin ushtarak, kjo është përsëri shumë e lartë, sepse nga personat që përballen me luftë, vetëm 17%. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat