Burri fluturoi 15,000 km për të takuar një grua, dhe e la pas 3 javësh, kjo është arsyeja pse

Bota

Burri fluturoi 15,000 km për të takuar një grua, dhe e la pas 3 javësh, kjo është arsyeja pse

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:52
Rosanna Wilson dhe Andrew Monck

Rosanna Wilson takoi Andrew Monck përmes rrjeteve sociale gjatë karantinës. Ai udhëtoi 15 mijë kilometra që ta takoi, por ai e la të dashurën pas vetëm tre jave.

Një grua tregoi për romancën e saj të brishtë, që zgjati një kohë shumë të shkurtër me burrin që takoi online gjatë karantinës.

Rosanna Wilson, 32 vjeçe, kishte filluar të bisedonte me Andrew Monck që prej korrikut, dhe brenda disa javësh, ata i bënë gjërat zyrtare.

Image

Ata ishin aq të dashuruar, sa që bisedonin gjatë gjithë ditës dhe bënin video-thirrje të paktën 2 herë në ditë.

Ata madje bënë dhe tatuazhe të njëjta mes vete për të treguar dashurinë që kishin për njëri tjetrin.

Gjatë lidhjes së tyre, Rosanna ka ndarë historinë në TikTok, dhe tregoi se si ata përpiqeshin të bënin gjërat në të njëjtën kohë, në mënyrë që të kalonin më shumë kohë së bashku pavarësisht zonave kohore të ndryshme.

Pas 4 muajsh, Andrew, 33 vjeç vendosi të fluturonte për në Devon nga Sydney për të takuar të dashurën e tij me 17 nëntor 2020.

Por gjërat shkuan keq kur rregullat e reja të Covid filluan.

Andrew ishte mësuar me diellin australian, me ditët e gjata dhe me rregulloret  e pakta, sepse numri i të infektuarve ishte jashtëzakonisht i ulët, ndërsa në Britani, epo ishte e kundërta.

Ditë të shkurta e të ftohta, rregulla të vazhdueshme, ai nuk e përballoi mirë.

Ata ishin shpirtra binjak, dhe përfunduan sikur të ishin të burgosur në një shtëpi. Një javë para krishtlindjeve, Andrew vendosi ta linte të dashurën dhe të kthehej në Australi.

Ajo ishte shumë zemërthyer, dhe vazhdon të jetë, sepse ajo akoma beson se ata ishin çifti perfekt, mirëpo kohët e vështira shkaktuan që lidhja e tyre të përfundoj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat