A e keni ditur se sa herë merrni ushqim në ‘Drive Thru’ punëtorët jua bëjnë këtë?

Bota

A e keni ditur se sa herë merrni ushqim në ‘Drive Thru’ punëtorët jua bëjnë këtë?

Më: 22 janar 2021 Në ora: 08:47
Foto Ilustrim

A e keni ditur se stafi i restoranteve të njohura të fast food, si McDonald’s, ju qesin në foto kur jeni në drive-thru? Po, e bëjnë këtë dhe një punëtor ka treguar arsyen pse.

Një punëtor i McDonald’s e tregoi këtë “sekret” në një video të publikuar në TikTok. Sipas saj, ata e bëjnë këtë për të ditur se kush çfarë ka porositur.

Në video, e cila është shikuar më shumë se 5 milionë herë, Katie iu flet ndjekësve të saj dhe iu tregon se si funksionon i gjithë ky proces. 17-vjeçarja thotë: “A keni menduar ndonjëherë se si e dimë se cila veturë ka porositur çfarë ushqimi? E kemi një kamerë e cila ju bën foto juve dhe veturës tuaj”.

Ajo thotë se kamera i bën një foto veturës kur klienti zgjedh atë që dëshiron dhe e lidhë atë me porosinë. Kjo do të thotë se punëtorët thjeshtë duhet ta japin porosinë sipas veturës, në mënyrë që mos t’i ngatërrojnë ushqimet.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat