Egjipti fillon vaksinimin kundër COVID-19

Bota

Egjipti fillon vaksinimin kundër COVID-19

Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Egjipti ka filluar të shpërndajë vaksinën kundër COVID-19.

Vendi me 100 mijë banorë ka regjistruar nëntë mijë raste të vdekjeve nga koronavirusi.

Personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës janë një mjek dhe një infermiere, vaksina që iu është dhënë atyre është e prodhuar në Kinë, transmeton Klan Kosova.

Në programin e vaksinimit që është duke u zhvilluar do të përfshihen edhe vaksinat e prodhuara në Britani të Madhe dhe në Rusi, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat