Merkel: Pandemia shfaqi dobësitë e Gjermanisë, duhet të ketë bashkëpunim

Bota

Merkel: Pandemia shfaqi dobësitë e Gjermanisë, duhet të ketë bashkëpunim

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:05
Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi se pandemia e koronavirusit ka nxjerrë në pah mangësi të konsiderueshme në vendin e saj, ndërsa ajo i tha Forumit Ekonomik Botëror, Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi se pandemia e koronavirusit ka nxjerrë në pah mangësi të konsiderueshme në vendin e saj.

Gjermania kishte një fazë të parë relativisht të suksesshme të pandemisë, pa pasur shifra të lartë të të infektuarve deri gjatë muajve të dimrit, kurse tani numri i viktimave është mbi 50 mijë, duke u bërë vendi i pestë me më së shumti viktima. Një bllokim i gjatë i dytë ka ulur ngadalë numrin e rasteve të reja në javët e fundit.

Në Gjermani, “shpejtësia e veprimit tonë lë shumë për të dëshiruar”, tha Merkel në një fjalim.

Proceset shpesh janë bërë shumë burokratike dhe zgjasin shumë, kështu që ne duhet të punojmë për këtë.”

Duke parë përtej Gjermanisë, Merkel tha se ajo tani ndihet edhe më e shfajësuar në thirrjet e saj të kamotshme për një qasje bashkëpunuese ndaj çështjeve botërore.

Nuk kishte mjaft transparencë kur pandemia filloi në lidhje me shpërthimin e saj në Kinë ndër të tjera dhe duhet të merren mësime, shtoi ajo, duke mirëpritur ardhjen e një delegacioni të Organizatës Botërore të Shëndetit në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat