Burri që mision ka të bëhet alien, e hoqi plotësisht buzën

Bota

Burri që mision ka të bëhet alien, e hoqi plotësisht buzën

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:53
Burri që mision ka të bëhet alien

Ai ka modifikuar trupin në mënyrë ekstreme, për tu kthyer në një alien të zi.

Ky burrë i ka vënë qëllim vetes që të kthej vetën në një alien të zi. Anthony Loffredo ka kaluar vite të tëra duke modifikuar trupin e vetë në mënyra ekstreme.

Në operacionin e fundit, francezi 32 vjeç ka prerë dhe hequr fare buzën e tij të lartë. Ai ka treguar rezultatet në llogarinë e tij në Instagram.

Image

Gjatë videos ku e shfaqi modifikimin e fundit, ai kishte vështirësi të fliste, pasi që nuk është mësuar akoma të flasë pa buzë.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo është larg dukjes së tij përfundimtare. Ai ka thënë se do të heqë lëkurën dhe do ta zëvendësoj me metal.

Ai gjithashtu do të modifikoj krahët, këmbët, gishtat dhe pjesën e pasme të kokës. Në mënyrë kirurgjike ai ka hequr hundën e tij dhe veshtë, duke i lënë vetëm si vrima në kokën e tij.

Image

Anthony gjithashtu ka prerë gjuhën për ta bërë si gjarpër. Ai po që u tregua i guximshëm kur bëri tatuazh sytë e tij, duke marrë parasysh që mund të përfundonte i verbër.

Ai ka bërë impiante metalike në kokën e tij, për tu dukur si një reptil.

Gjatë një interviste për një gazetë franceze, ai ka thënë se nuk ka problem që të tërheqë femra, dhe se në fakt ato shpeshherë e komplimentojnë shumë dukjen e tij. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat