Policia ruse arreston vëllain e Navalny-t

Bota

Policia ruse arreston vëllain e Navalny-t

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:13
Policia ruse arreston vëllain e Navalny-t

Policia ruse ka arrestuar vëllain e Alexei Navalny-t, Oleg Navalny si dhe avokaten dhe mjeken e opozitarit rus.

Drejtori i Fondacionit për luftë kundër korrupsion Ivan Zhdanov, të cilin Ministria ruse e Drejtësisë e vendosi në listën e “agjentit të huaj”, në Twitter shkroi se policia arrestoi Oleg Navalny-n, avokaten Lobov Sobol dhe mjeken Anastasia Vasilyeva, që është anëtare e Unionit të Sindikatës së Mjekëve.

Theksohet se personat në fjalë u arrestuan për 48 orë.

Policia ruse më herët bastisi apartamentet e Navalny-t në Moskë dhe Zyrën e Fondacionit për luftë kundër korrupsionit, të cilin ai e themeloi, me arsyetimin se ” u shkelën rregullat sanitare dhe epidemiologjike”.

Në Rusi më 23 janar u mbajtën demonstrata ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz që kërkuan lirimin e Navalny-t. Rreth 3.000 pjesëmarrës u arrestuan gjatë demonstratave në të gjithë vendin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se demonstratat në shenjë mbështetjeje për Navalny-n janë “ilegale dhe të papranueshme”.

Navalny, nga ana tjetër, paralajmëroi se demonstratat sërish do të mbahen më 31 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat