Mjekja e Navalny-t luan në piano, ndërsa policia ruse i kontrollon banesën

Bota

Mjekja e Navalny-t luan në piano, ndërsa policia ruse i kontrollon banesën

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:53
Mjekja e Navalny-t luan në piano, ndërsa policia ruse i kontrollon banesën

Mjekja personale e liderit opozitar rus Alexei Navalny, Anastasia Vasilyeva si dhe kryetarja e sindikatës së Aleancës së Mjekëve të Rusisë është ndaluar për 48 orë nga policia.

Kur policia shkoi për të kontrolluar shtëpinë e saj u përball me një situatë të pazakontë. Anastasia i priti duke luajtur në piano ‘Fur Elisa’ të Beethoven.

Ajo më pas ndalon së luajturi dhe pyet nëse dikush do ta duartrokasë. Vasilyeva, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Navalnyt akuzohet se ka thyer rregullat e pandemisë dhe ka marrë pjesë në protestat kundër arrestimit të tij.

Ndërkaq, Navalny, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit Putin u dërgua në Gjermani në muajin gusht, pasi u helmua në një aeroport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat