Vuan nga sëmundja e keqe, vogëlushi pikuturon Zotin: Ju lutem i blini se duhen para që të shërohem

Bota

Vuan nga sëmundja e keqe, vogëlushi pikuturon Zotin: Ju lutem i blini se duhen para që të shërohem

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:08
Daniel Neva

Me vetëm 8 muaj jetë, prindërit e Daniel Neves morën një lajm të trishtuar nga mjekët që ndryshoi jetën e tyre për gjithmonë.

I biri kishte një sëmundje të rrallë të veshkave, që i ndaloi të kalonin shumë kohë bashkë, pasi vogëlushi kaloi të gjithë jetën e tij në spitalet e Salvadorit në Brazil.

Sot, në moshën 13 vjeçare, Daniel tregoi se jo vetëm ka forcën për të lu ftuar për jetën, por edhe një talent të madh: pikturën. Pasi kaloi kohë të gjata në spital, djali zhvilloi talentin e pikturimit. Më shumë se çdo gjë, atij i pëlqen të pikturojë shenjtorë.

Lindur në një familje të thjesht, trajtimet që Danieli duhet të bëjë për të mbajtur stabilitetin fizik, janë ekstrem të kushtueshme dhe tërësisht të financuara nga prindërit e tij.

Duke qenë se jetojnë në Bahia, një pjesë e trajtimeve bëhen në San Paolo, që dotë thotë se familja ka shpenzime ekstra për transportin dhe qëndrimin. Qeveria ndihmon vetëm me biletat vajtje ardhje për në San Paolo, por të gjitha shpenzimet e tjera, janë në kurriz të tyre.

Image

Piktura më ekspresive e artistit të vogël quhet “Nossa Senhora dos Rins” dhe tregon dëshirën e tij për t’u shëruar dhe besimin që ka. Djaloshi ka nevojë urgjente për transplant veshkash dhe ka nevojë t’i nënshtrohet hemodi alizës tri herë në javë, për të garantuar funksionimin normal të veshkave. Tani do të shtrohet në një spital në Tailandë, ku do i nënshtrohet një procedure që do t’i lejojë të ecë më lirshëm, përveçse t’i shtojë jetën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat