OBSH kërkon rastet e hershme me Covid në qendrat e grumbullumit të gjakut në Kinë

Bota

OBSH kërkon rastet e hershme me Covid në qendrat e grumbullumit të gjakut në Kinë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ende është duke u përpjekur që të zbulojë nëse ka pasur epidemi të koronavirusit në Kinë, para rasteve të bëra publike në Wuhan.

Sipas virologut Marion Kupmans, një anëtar i ekipit të OBSH-së që u kthye kohët e fundit nga Wuhan, tha se nuk është gjetur asnjë provë konkrete që tregon se virusi ekzistonte para dhjetorit të vitit 2019.

Megjithatë, një analizë e gjerë e statistikave kineze të pacientëve zbuloi se 92 pacientë që u sëmurën para epidemisë kishin simptoma të tilla si ato të shkaktuara nga Covid-19.

Testet e fundit të gjakut të kryera midis këtyre pacientëve nuk treguan antitrupa virale, por arsyeja për këtë mund të jetë fakti që ka kaluar shumë kohë.

Mostrat e gjakut të ruajtura që nga viti 2019 në qendrat e grumbullimit të gjakut në Kinë, mund të japin përgjigjje, ndërsa është duke u zhvilluar një debat nëse shkencëtarët mund t’i përdorin ato.

Misioni i udhëhequr nga OBSH, i cili përfshin shkencëtarë nga Kina dhe 10 vende të tjera, nuk ka përcaktuar se cilat kafshë transmetuan virusin për herë të parë te njerëzit. Lakuriqët e natës janë identifikuar si burime të mundshme.

Përkundër faktit se numri i njerëzve të infektuar në botë po zvogëlohet, shkencëtarët e OBSH-së kanë deklaruar se njerëzit duhet të vazhdojnë të bëjnë kujdes./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat