Vajzave nën moshën 12-vjeçare u ndalohet të këndojnë në shkollat e Kabulit

Bota

Vajzave nën moshën 12-vjeçare u ndalohet të këndojnë në shkollat e Kabulit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Ministria afgane e arsimit thotë se po heton një deklaratë të fundit të drejtorit të arsimit në kryeqytetin, Kabul, i cili u ndaloi vajzave më të vjetra se 12 të këndojnë në publik.

Ndalimi u kritikua gjerësisht në mediat sociale, ku vajzat ndanë klipet e tyre duke kënduar duke përdorur hashtagun #IAmMySong.

Grindja vjen mes shqetësimeve në lidhje me pasojat e një marrëveshje të mundshme paqësore me Talibanët, raporton bbc. Nën Talibanët, vajzave iu mohua arsimi dhe shumica e muzikës u ndalua.

Raportohet se vajzave mbi 12 vjeçe iu ndalohet të këndojnë në koret e shkollës, gjithashtu u ndalohet vajzave më të moshuara të kenë mësues meshkuj të muzikës.

Ministria e arsimit thotë se nuk pasqyron pozicionin e saj gjersa thotë se “do ta vlerësojë atë dhe mund të marrë masa disiplinore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat