Kush e dallon zvarranikun? Hardhuca ‘e padukshme’ e Madagaskar çmend internetin

Bota

Kush e dallon zvarranikun? Hardhuca ‘e padukshme’ e Madagaskar çmend internetin

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:03
Forrest Galante

Nëse e gjete, ke sy të mbrehtë!

Një zvarranik thuajse i padukshëm është kthyer në ‘hit’ në rrjetet sociale pas fotove të shpërndara nga biologu i botës së egër Forrest Galante, gjatë një udhëtimi të tij në Madagascar.

Prezantuesi shihet që qëndron pranë një peme të hollë në xhungël dhe u thotë shikuesve: “Shumë prej jush nuk e kuptojnë se ka specie nga më të ndryshmet në botën e egër. Për shembull, a shihni ndonjë gjë këtu?”

Biologu më pas hedh sytë nga hardhuca që qëndron e palëvizur me kokë poshtë në trungun e hollë, e cila ishte në dukje gjatë gjithë kohës. Eshte fjala per hardhucen bisht-gjethe, nje specie e kudondodhur ne Madagaskar.

Një nga përdoruesit shkruan: “Unë për vetë shikova tre herë, e pikasa në fillim ku ishte, por përsëri nuk e rigjeja dot më”.

“Kurse unë besoja se ishte një e prerë në pemë,” shkruan një tjetër.

“Imagjinoni sikur të kapësh pemën bashkë me kafshën në të”, shkruante një tjetër.

Forrest shpërndan shpesh video të aventurave të tij në botën e egër.

Ai shton: “Kam qenë i rrethuar nga kafshët në të gjithë jetën time. Jam i magjepsur nga bota natyrale dhe banorët e saj, prandaj me anë të mediave sociale dua ta përhap pasionin tim te ndjekësit”. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat