Pas rrjedhjes së informacioneve sekrete në Mal të Zi, reagon shefi i NATO-s

Bota

Pas rrjedhjes së informacioneve sekrete në Mal të Zi, reagon shefi i NATO-s

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:39
Foto nga konferenc

NATO është shumë e përqendruar në mbrojtjen e të dhënave konfidenciale, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoltenberg.

“Unë nuk do të komentoj mbi çështjet e inteligjencës, por ajo që mund të them është se ne si NATO jemi shumë të përqendruar në nevojën për të mbrojtur të dhënat tona, për të mbrojtur informacione dhe dokumente konfidenciale. Dhe ne jemi duke punuar vazhdimisht me të gjithë aleatët e NATO-s për të siguruar që ekzistojnë procedurat për të mbrojtur informacionin konfidencial”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi para-ministrore në Bruksel.

I pari i aleancës verioro-atlantike foli në lidhje me rrjedhjen e informacionit konfidencial të NATO-s, në lidhje me seancën e komisionit parlamentar, ku mori pjesë edhe Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Dejan Vuksic, raporton rtcg.

“Ne gjithashtu kemi një proces verifikimi që zbatohet për të gjithë Aleatët, veçanërisht anëtarët e rinj, në mënyrë që ata që kanë qasje në informacionin konfidencial të NATO-s të verifikohen në mënyrën e duhur për të maksimizuar mbrojtjen e të dhënave tona”, tha Stoltenebrg.

Ndryshe, kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq janë përplasur rreth këtij informacioni sekret. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat