Numri një i vrasësve serialë

Bota

Numri një i vrasësve serialë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 09:02
Samuel Little

Ai tregonte se nëna e tij kishte qenë një prostitutë, se ai kish qenë në një burg për të mitur dhe se më pas, kish punuar në një varrezë.

Sipas FBI, ai është vrasësi serial më pjellor në të gjithë historinë kriminale amerikane.

Kur Samuel Little mbylli sytë në moshën 80-vjeçare, në një spital të Kalifornisë, në dhjetor 2020, ishte duke vuajtur dënimin e përjetshëm për vrasjen e tri grave, teksa kishte rrëfyer edhe se u kishte marrë jetën 93 të tjerave mes viteve 1970-2005.

Little kishte qenë boksier profesionist dhe, në fakt, fillimisht i trulloste viktimat e tij me goditje në kokë, më pas u jepte fund duke i mbytur me shtrëngim.

Për këtë arsye, te kufomat shpesh nuk gjendeshin shenja të dukshme të dhunës. Nuk kishte as elementë të sigurt, sipas të cilëve të mund të bije në gjurmët e një vrasësi, i cili vepronte me të njëjtën armë si plumbat e një pistolete.

Prandaj, shumë prej vrasjeve të rrëfyera nga Little qenë regjistruar si vdekje nga mbidoza me drogë, ose për shkaqe aksidentale. Në shumë raste, trupat e viktimave as nuk ishin gjetur.

Karriera e tij e gjatë si vrasës serial kishte qenë e mundur, mbi të gjitha, sepse ai zgjidhte si viktima pothuajse vajza që jetonin në margjinalet e shoqërisë: prostituta, narkomane, vajza që kishin braktisur shtëpitë… Të gjithë njerëz, të cilët askush nuk i raportonte si të zhdukur dhe askush nuk kujdesej për ata.

Little vepronte në botën e padukshme të të padukshmëve.

E kishin arrestuar dy herë (në ’82-shin dhe në ’84-ën) dhe ishte akuzuar për vrasjen e dy grave. Por prokurorët nuk arritën të gjenin prova të mjaftueshme, kështu që ai u la i lirë për të dyja çështjet.

Vetëm më 5 shtator 2012, ai do të arrestohej në një strehë për të pastrehët në Louisville, Kentucky, duke e ekstraduar në Kaliforni, ku u përball me një akuzë për tregti droge.

Policia kaliforniane i bëri një test të ADN-së dhe rezultati e lidhi me vrasjen e Carol Ilene Elford, e vrarë më 13 korrik 1987, me Guadalupe Duarte Apodaca, e vrarë më 3 shtator 1987 dhe me Audrey Nelson Everett, e vrarë më 14 gusht 1989.

Të tria gratë ishin vrarë dhe i kishin gjetur në rrugët e Los Angeles. Little u ekstradua në Los Angeles, ku u akuzua për vrasjet më 7 janar 2013. Disa muaj më vonë u bë e ditur se ai po hetohej edhe për vrasje të tjera të kryera gjatë viteve ‘80.

Në total, u hamendësua përfshirja e tij në 93 vrasje grash, të kryera kryesisht në territorin e shumë prej vendeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Seria e pafundme e rrëfimeve të Little për vrasjet, nga burgu, bëri të shtangeshin si burrat e Kalifornian Rangers, ashtu edhe agjentët e seksionit të FBI-së, që kishin ndjekur çështjen e tij.

Vrasësi vuri në dukje të kishte një kujtesë të jashtëzakonshme. Ai kujtonte në mënyrë të frikshme çdo detaj: vendin, kohën dhe ndodhinë e çdonjërës prej dhjetëra vrasjeve të kryera.

Madje, kish memorizuar saktësisht emrat, moshën, deri edhe gjatësinë dhe peshën e secilës viktimë. Për njëzet e gjashtë prej tyre, arriti të vizatonte nga një skicë të fytyrës.

Seksioni i Programit të Kuptimit të Krimeve të Dhunshme (Violent Criminal Apprehension Program) të FBI, tha se kishte arritur të gjente prova për 50 nga vrasjet e rrëfyera. Por ai vazhdonte të rrëfente vrasje të tjera, derisa preku kuotën e njëqindtë: një rekord i vërtetë.

FBI, gjithashtu, vuri në qarkullim në media edhe skicimet dhe detajet e rrëfyera nga Little, me shpresën se dikush do të mund të identifikonte disa nga viktimat.

Siç tashmë e thamë, Samuel Little konsiderohet numri një i vrasësve serialë që kanë vepruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat