Navalny thotë se gardianët e burgut e kanë kërcënuar se do ta detyrojnë të hajë ushqim me forcë nëse nuk e braktis grevën

Bota

Navalny thotë se gardianët e burgut e kanë kërcënuar se do ta detyrojnë të hajë ushqim me forcë nëse nuk e braktis grevën

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:23
Alexei Navalny

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, tha të premten se autoritetet e burgut e kanë kërcënuar se do ta fusin në një xhaketë të ngushtë për ta ushqyer me forcë nëse nuk e braktis grevën e tij të urisë për shkak të përkeqësimit serioz të shëndetit.

Sipas medieve të huaja, Navalny, 44-vjeç, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi një grevë urie në fund të muajit mars, në shenjë proteste ndaj asaj që ai tha se iu ishte refuzuar trajtimi i duhur i dhimbjes akute të shpinës dhe këmbës nga autoritetet e burgut.

Autoritetet e burgut thonë se ata i kanë ofruar trajtimin e duhur, por që ai e ka refuzuar.

Në një postim në faqen e tij në Instagram, të cilin aleatët e tij e përdorin për të siguruar azhurnime të bazuara në informacione nga avokatët e tij që e vizitojnë rregullisht, Navalny tha se ai po përjetonte marramendje por se ishte në gjendje të ecte.

“Më thanë se nëse nuk hiqni dorë nga greva e urisë, ne jemi gati të fillojmë t’ju ushqejmë me forcë tani”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat