Gruaja që u bë milionere duke shitur qumështin e gjirit online

Bota

Gruaja që u bë milionere duke shitur qumështin e gjirit online

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:22
Rafaela Lamprou

Qumeshti i gjirit përmban shumë vlera ushqyese dhe vitamina që ndihmojnë një foshnje të rritet i shëndetshëm në muajt e tij të parë ajo ka fituar mbi 6000 dollar nga ky biznes.

Rafaela Lamprou ka zbuluar se milkshake-et e saj tundojnë të gjithë djemtë sidomos pasi zbuloi se ka një treg të stërmadh online.

Nëna e re nga Qipro solli në jetë Anjelon vitin e shkuar dhe kuptoi se po prodhonte më tepër qumësht gjiri se sa kishte nevojë djali i saj shtatë muajsh.

Në vënd që ta shkarkonte kot dhe ta derdhte, ose ta ruante për më vonë, Lamprou zbuloi se bodybuilder-at “vdesin” që të pijnë këtë qumësht duke qënë se ndihmon në rritjen e muskujve të tyre.

Disa njerëz mendojnë se të pish qumësht gjiri në moshë të madhe është e neveritshme.

Në fillim Rafaela ia shiste qumështin e saj nënave që nuk prodhonin dot qumësht vetë por ishin meshkujt ata që i afroheshin për t’i blerë produktin e saj special.

Që prej atëherë ajo ka prodhuar më shumë se 500 litra qumësht gjiri për eksport.

26 vjeçarja shprehet:

Në fillim e nisa me njerëz që bënin body building. Më thonin që u bën mirë për të rritur muskujt e tyre por më pas fillova të kisha kërkesa nga meshkuj normalë. Tani ofroj qumësht sipas kërkesës. Nuk e kam idenë se çfarë bëjnë me të pasi ma blejnë. Jam mendje hapur ndaj nuk e kam problem për sa kohë nuk shfaq pjesë të trupit.”

Bashkëshorti i shitëses së qumëshit të gjirit e mbështet gruan e tij në këtë biznes fitimprurës dhe pa harxhime.

Ndërkohë Rafaela po mundohet që ta shfrytëzojë këtë mundësi për aq kohë sa ka ende qumesht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat