Publikohen të dhënat, ja sa infektime dhe viktima janë regjistruar që prej shpërthimit të pandemisë në botë

Bota

Publikohen të dhënat, ja sa infektime dhe viktima janë regjistruar që prej shpërthimit të pandemisë në botë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Mediat e huaja kanë publikuar shifrat, e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19, që prej shpërthimit të pandemisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë është tejkaluar shifra e 160 milionë infektimeve.

Sakaq, nga krahu tjetër, numri i viktimave është 3.32 milionë. Për të luftuar sëmundjen, kompanitë farmaceutike në të gjithë botën, kanë shpikur një sërë vaksinash.

Disa shtete kanë filluar të lehtësojnë masat e vendosura, ndikuar kjo, edhe nga sezoni turistik që është në prag. Sa i përket Shqipërisë, deri më tani, janë vaksinuar afro 700 mijë persona, e kryeministri i vendit, Edi Rama, ka lajmëruar se vera e këtij viti do të jetë më e lehtësuar, pasi edhe ritmet e vaksinimeve janë mjaft të shpejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat