Australia pushtohet nga rrjetat e merimangave

Bota

Australia pushtohet nga rrjetat e merimangave

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:44
Australia

Australia pas sfidës me minjtë tashmë një tjetër përballje për popullsinë është prania e madhe e rrjetave të merimangave.

Mediat vendase bëjnë me dije se rrjeta të mëdha merimangash kanë mbuluar zonën rurale, duke krijuar një “apokalipsi merimangë”., në një kohë që vendi po lufton me “murtajën biblike” nga minjtë.

“Batanije” të trasha me rrjetë merimange janë fotografuar të shtrira në të gjithë rajonin Gippsland, pavarësisht se rajoni i Victorias prej disa ditësh ishte përfshirë nga përmbytjet.

Nga pamjet e postuara në rrjetet sociale duket se rrjetat që mbulojnë shkurret, barin dhe shenjat rrugore, tregojnë përpjekjet e merimangave për t’iu larguar përmbytjeve dhe për të kërkuar strehim në një vend më të lartë.

“Nëse përmbytjet nuk do të ishin të mjaftueshme, unë ju prezantoj me apokalipsin e merimangave”, shkruhet krahas fotove të publikuara.

Image
Australia

Shteti juglindor është goditur prej disa ditësh nga shira të dendura dhe erëra të forta që kanë detyruar mijëra banorë të evakuohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat