Ja çfarë ndodhi me personat që akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e fëmijëve

Bota

Ja çfarë ndodhi me personat që akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e fëmijëve

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre burra nga Jemeni janë ekzekutuar publikisht në qytetin Sani që është nën kontrollin e kryengritësve, pasi që janë dënuar për vrasjen e fëmijëve.

Fotografitë rrëqethëse tregojnë Ali Al-Nami, 40-vjeç, Abdullah Al-Makali, 38, dhe Mohammad Arman, 33-vjeç, që u dërguan në sheshin Tahrir të qytetit të Sanit.

Ata ishin veshur me rroba të kaltra duke u detyruar të qëndrojnë të shtrirë në tepih, para se të vriten me plumb në shpinë nga ana e ekzekutuesve të veshur me uniforma ushtarake dhe doreza të zeza.

Image

Në një fotografi mund të shihet rojtari duke qeshur kur viktima ekzekutohet para turmës. Këto janë ekzekutimet e para publike në Sana nga gushti i vitit 2018, kur kryengritësit vranë tre burra dhe një tjetër varën në një vinç, për shkak të përdhunimit dhe vrasjes së fëmijëve.

Burrat që sot u ekzekutuan dënoheshin për krime të ndryshme Abdullah Ali al-Mukali dhe Mohammad Arman, akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e një djali 8-vjeçar, derisa Al-Nami akuzohej për vrasjen e tri vajzave të tij të moshës 7,12 dhe 14.

Al-Nami kishte pranuar se ka ngufatur vajzat, pasi që e ëma e tyre e kishte braktisur shtëpinë pas mosmarrëveshjeve që i kishte pasur me të. Pas vrasjes së Al-Namit, ai është mbështjellë me tepih dhe trupi i tij u largua nga sheshi i qytetit.

E turma ka mundur të filmojë ekzekutimin me telefona mobil. Në anën tjetër ushtarët kufomat tjetër i futën në thasë dhe i larguan nga rruga.

Image

Dënimi me vdekje nuk është diçka e pazakontë në Jemen, dhe zakonisht aplikohet për ata që akuzohen për vepra të rënda penale siç është vrasja, përdhunimi dhe terrorizmi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat