Kryeministrja e Zelandës së Re kërkon falje për dëbimet e dhunshme

Bota

Kryeministrja e Zelandës së Re kërkon falje për dëbimet e dhunshme

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:55
Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka kërkuar edhe zyrtarisht falje banorëve të Ishullit Paqësor, të cilët ishin shenjëstruar për dëbimin agresiv në mes të viteve shtatëdhjetë.

Ardern ka marrë pjesë në një ceremoni emocionale në sallën e kuvendit komunal të Aucklandit, ku ka kërkuar falje në emër të popullit zelandez për aksionet raciste të para më shumë se katër dekadash në ato që ishin njohur si Bastisje mëngjesi.

Qytetarët pasifika ishin caqe të depërtimit prej autoriteteve. Ata edhe dënoheshin në rast se refuzonin. Bastisjet ishin kryer në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e vona të natës. Gjatë ceremonisë të së dielës, të pranishëm edhe shumë zelandezë të bardhë në krye me lideren qeveritare të vendit.

Ardern ka marrë pjesë në ceremonitë tradicionale të ritualit samoan të njohur si ifoga, sipas të cilët njerëzit kërkojnë falje duke e ekspozuar veten para një loj të përulësisë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat