A po përballen me dënim me vdekje 229 të krishterë në Afganistan?

Bota

A po përballen me dënim me vdekje 229 të krishterë në Afganistan?

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:16
North Antrim

Pretendimet se misionarët e krishterë po përballen me ekzekutime nga talebanët në Afganistan duket se bazohen në mesazhe të pasakta historike virale në mediat sociale dhe ka të ngjarë të jenë të pasakta, sipas BBC.

Çështja u ngrit dje nga deputeti i North Antrim, Ian Paisley në Dhomën e Komunave .

Ekzistojnë të paktën dy versione të kërkesës që bëjnë xhiro në rrjet. Njëri thotë se janë 22 të krishterë nën kërcënimin e vdekjes. Lajmi është shoqëruar me një fotografi të një ekzekutimi, të bërë në Irak në 2015-ën dhe që lidhet me Shtetin Islamik dhe jo me talebanët.

Një mesazh tjetër thotë se 229 të krishterë janë dënuar me vdekje dhe pretendohet të jetë nga një misionar që punon në Afrikë.

Versionet e këtij mesazhi kanë qenë në qarkullim të paktën që nga viti 2017, ku viktimat janë të ndryshme në Irak ose Siri. Duket se mesazhi aktual thjesht ka zëvendësuar fjalët “Shteti Islamik” me “Ekstremistë Afganë”.

Thashethemet bazohen në një incident të vërtetë në vitin 2007, kur talebanët morën peng 23 punonjës të Kishës Koreane, duke vrarë dy prej tyre para se të dilte një marrëveshje për lirimin e të tjerëve .

Sidoqoftë, nuk ka dëshmi se misionarët e krishterë aktualisht po përballen me vdekjen në Afganistan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat