Helikopterët ushtarakë amerikanë transportuan 169 shtetas amerikanë në aeroportin e Kabulit të enjten, ndërsa evakuimet ndërkombëtare jashtë qytetit po vazhdojnë, ka konfirmuar një zyrtar i Pentagonit.
Presidenti Joe Biden tha se qytetarët amerikanë ishin sjellë nga jashtë perimetrit të aeroportit gjatë një fjalimi të premten, por nuk dha detaje, shkruan BBC.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se grupi ishte mbledhur në Hotelin Baron, por u dërguan në aeroport për shkak të turmave të mëdha jashtë portave.
Që kur talebanët morën kontrollin e vendit në fundjavën e kaluar dhe mbyllën pikat kufitare tokësore, aeroporti i Kabulit është bërë e vetmja rrugëdalje nga vendi për shumë njerëz.
Sidoqoftë, skenat jashtë aeroportit janë bërë gjithnjë e më dëshpëruese.