Zelanda e Re bllokon nëndetëset bërthamore australiane

Bota

Zelanda e Re bllokon nëndetëset bërthamore australiane

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 07:36
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka bërë me dije se do të ndalojë hyrjen e anijeve bërthamore në ujërat e saj territoriale, pasi së fundmi Australia një aleate e ngushtë ka vendosur të zhvillojë këtë flotë.

“Pozicioni i Zelandës së Re në lidhje me ndalimin e anijeve bërthamore në ujërat e tij mbetet i pandryshuar,” ka thënë ajo.

Ndërkohë nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Australia njoftuan për krijimin e një partneriteti të ri të sigurisë në rajonin Indo-Paqësor që do të përfshijë ndihmë për Australinë në blerjen e nëndetëseve zjarrfikëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat