Christchurch heq nga puna magjistarin, e kishte paguar rreth 370 mijë dollarë

Bota

Christchurch heq nga puna magjistarin, e kishte paguar rreth 370 mijë dollarë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 20:25
Ian Brackenbury Channell

Qyteti i Zelandës së Re, Christchurch, ka hequr nga puna një magjistar, të cilin e kishte paguar për 23 vite.

Ian Brackenbury Channell, 88 vjeç, u pagua 11,280 dollarë në vit për të ofruar "akte të magjisë", si dhe për të bërë promovimin e qytetit.

Megjithatë, qyteti tani i ka dhënë fund kontratës së tij, duke thënë se po shkon në një drejtim më modern dhe më të larmishëm.

Image

Christchurch është i vetmi qytet që ka pasur një Magjistar zyrtar që nga viti 1982, thuhet në faqen e internetit të këshillit të qytetit.

"Ata janë një mori burokratësh që nuk kanë imagjinatë," tha magjistari për uebfaqen e lajmeve të Zelandës së Re, Stuff.

Që kur filloi si magjistar zyrtar më shumë se dy dekada më parë, Channell është paguar rreth 368,000 dollarë nën një status unik pa taksa.

Ai mban një patentë shoferi të Zelandës së Re nën emrin "Magjistari".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat