Pas humbjes në zgjedhje, kryeministri çek dhe qeveria japin dorëheqje

Bota

Pas humbjes në zgjedhje, kryeministri çek dhe qeveria japin dorëheqje

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 16:55
Andrej Babis

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis dhe qeveria e tij kanë dhënë dorëheqje në një hap formal të përshkruar sipas Kushtetutës pas zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Babis sot tha se letrën e dorëheqjes ia dorëzoi presidentit Millosh Zeman. Kreu i shtetit pritet t’i kërkojë Babisit të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e qeverisë së re.

Qeveria e Babis-it duhej të jepte dorëheqje pas përfundimit të seancës së parë të Dhomës së re të ulët të Parlamentit, e cila u mbajt të mërkurën.

Koalicioni tre partiak liberal-konservator, i njohur si “Së bashku”, fitoi zgjedhjet e 8-9 tetorit me 27.8 për qind të votave.

Së bashku u bashkuan me një koalicion liberal të qendrës së majtë të përbërë nga Partia Pirate dhe një grup kryebashkiakësh dhe kandidatësh të pavarur, i cili doli në vendin e tretë me 15.6 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat