Miliona fëmijë rrezikohen nga uria në Afganistan

Bota

Miliona fëmijë rrezikohen nga uria në Afganistan

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Rreth 3.2 milionë fëmijë në Afganistan janë të rrezikuar nga kequshqyerja akute.

Dhe një milion prej tyre rrezikojnë të vdesin deri në fund të vitit, sipas një zëdhënëse të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Është një betejë e vështirë pasi uria ashpërson edhe më shumë kontrollin në vend,” tha Margaret Harris përpara gazetarëve në Zvicër.

“Njerëzit nuk duhet t’i kthejnë shpinën Afganistanit pasi ata nuk mund ta përballojnë një katastrofë të tillë,” përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat