Forcat sudaneze vrasin pesë protestues

Bota

Forcat sudaneze vrasin pesë protestues

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Forcat sudaneze të sigurisë kanë vrarë pesë persona që po protestonin kundër grusht-shtetit dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë gjatë protestave të ripërtërira prodemokratike, sipas një sindikate të pavarur të mjekëve.

Të paktën dy protestues u vranë të shtunën nga të shtënat me armë zjarri dhe njëri nga një bombolë gazi lotsjellës, tha Komiteti i Mjekëve të Sudanit, duke shtuar se të tjerët u plagosën pasi u përballën me “shtypje të tepërt nga forcat që përdorën të gjitha format kundër tyre, duke përfshirë edhe plumba të vërtetë në disa zona.

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit dhe gjetkë për të protestuar kundër grusht-shtetit të muajit të kaluar dhe krijimit të një këshilli të ri qeverisës nga kreu i ushtrisë këtë javë.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan të enjten riemëroi veten si kreu i Këshillit Sovran, shkruan Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat