Elon Musk sërish shet aksione të Teslas, kësaj radhe 931 milionë dollarë

Bota

Elon Musk sërish shet aksione të Teslas, kësaj radhe 931 milionë dollarë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Elon Musk

Shitjet e aksioneve të Teslas nga themeluesi dhe shefi ekzekutiv Elon Musk kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave.

Musk ka shitur aksione me vlerë prej 931 milionë dollarë, duke i çuar shitjet totale brenda një jave në 7.8 miliardë dollarë.

Këto shitje janë pjesë e një plani që ai vendosi dy muaj më parë dhe pasojnë pas një sondazhi në Twitter që ai kreu më 6 dhe 7 nëntor, në të cilin Musk pyeti ndjekësit nëse duhet të shesë 10 për qind të aksioneve të tij në mënyrë që të rrisë të ardhurat për t’i paguar tatimet.

Më 8 nëntor, Musk shiti 934 mijë aksione për 1.1 miliard dollarë. Në fillim të kësaj jave, ai shiti sërish 934 mijë aksione. Diferenca në vlerë monetare që ai mori për shitjet ishte për shkak të rënies së çmimit të aksioneve të Teslas, gjatë javës së kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat