AstraZeneca: Doza e tretë rrit antitrupat ndaj Omicronit

Bota

AstraZeneca: Doza e tretë rrit antitrupat ndaj Omicronit

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 11:28
Doza të vaksinës AstraZeneca

Kompania farmaceutike AstraZeneca tha se doza e tretë ose doza përforcuese e vaksinës kundër koronavirusit, e prodhuar nga kjo kompani, në mënyrë domethënëse rrit nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron të koronavirusit.

“Vaxzevria (vaksina e AstraZenecas) rrit në mënyrë domethënëse nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron pas marrjes së dozës së tretë”, tha kompania duke iu referuar të dhënave të një studimi që kanë kryer.

“Doza e tretë përforcuese neutralizon variantin Omicron në nivele që kemi parë edhe në të kaluarën, kur personat kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër variantit Delta”, tha kjo kompani.

Nivelet e neutralizimit të antitrupave ishin po ashtu më të lartë te personat e imunizuar me doza përforcuese sesa tek ata që kanë kaluar më parë sëmundjen COVID-19.

Ky studim u krye nga Universiteti i Oksfordit, universitet që vitin e kaluar e ndihmoi kompaninë AstraZeneca që të zhvillonte vaksinën kundër koronavirusit.

Më 22 dhjetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi shtetet që po përshpejtojnë fushatën e imunizimit me doza të treta dhe përforcuese, duke argumentuar se kështu po thellohet pabarazia në qasjen në vaksina, që sipas OBSH-së, mund ta prolongojë pandeminë.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus insistoi se prioritet duhet të jetë marrja e vaksinës nga personat që janë në rrezik të lartë sesa që të njëjtat fillimisht t’iu jepen personave që veçse kanë marrë dy doza të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat