​SHBA e BE kërkojnë zgjidhje për raportet Ukrainë - Rusi, dialogu e sanksionet janë në lojë

Bota

​SHBA e BE kërkojnë zgjidhje për raportet Ukrainë - Rusi, dialogu e sanksionet janë në lojë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 21:26
​SHBA e BE kërkojnë zgjidhje për raportet Ukrainë - Rusi, dialogu e sanksionet janë në lojë

Ndërsa vizita e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken sot në Ukrainë kërkon një zgjidhje diplomatike për të qetësuar tensionet midis Kievit dhe Moskës, BE po shqyrton mundësitë - si bisedimet ashtu edhe sanksionet - për të shmangur një luftë të mundshme.

Blinken paralajmëroi sot në Kiev se agresioni i Rusisë mund të ndodhë në çdo moment.

"Ne e dimë se ka plane nga Rusia për ta rritur atë forcë edhe më shumë në një kohë shumë të shkurtër dhe kjo i jep Presidentit Putin kapacitetin për të ndërmarrë veprime të mëtejshme agresive kundër Ukrainës, gjithashtu në një kohë shumë të shkurtër," tha ai.

Kremlini ka fajësuar NATO-n për tensionet rreth Ukrainës.

"Sa i përket situatës së tensionuar në Ukrainë - ajo është me të vërtetë shumë e ndezshme. Ne shohim dërgesa armësh atje, shohim lloje të ndryshme stërvitjesh, shohim aviacionin e NATO-s atje. E gjithë kjo po shkakton tension rreth Ukrainës," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ukraina po i kërkon Perëndimit armë dhe një kontingjent i lansuesve antitank mbërriti dje nga Britania.

"Kjo do të forcojë forcat tona, do të përmirësojë aftësitë tona mbrojtëse. Kjo ndihmë do të përdoret ekskluzivisht për mbrojtje," tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Anatoliy Petrenko.

Gjermania ende heziton të dorëzojë armë në Ukrainë. Shefja e re e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, vizitoi Moskën dhe Kievin këtë javë, por ajo vuri në plan të parë ngjashmëritë me Rusinë dhe nevojat afatgjata për gaz. BE-ja shpreson se mënyra më efektive për të parandaluar konfliktin është presioni gjerman ndaj Rusisë mbi Rrjedhën Veriore 2.

"Tani po bëjmë përpjekje për të përpiluar një paketë sanksionesh të mundshme. Qeveria e re gjermane ka premtuar se çështja e Rrjedhës Veriore 2 do të mbetet e hapur, gjë që është shumë e rëndësishme," tha kryeministri letonez Arturs Christianis Karins.

"Ne po punojmë për të marrë një pozicion të mirë në bashkëpunim dhe me ndihmën e Uashingtonit. Ne po flasim me Kremlinin të bashkuar dhe me vendosmëri," tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Sado e tensionuar të jetë situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, analistët besojnë se nuk është jashtë kontrollit. Në mesazhin e tij për Forumin Ekonomik, presidenti francez Emmanuel Macron vuri në dukje se siguria është e rëndësishme si për Rusinë ashtu edhe BE-në, dhe se për këtë arsye nevojiten bisedime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat