Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Ukrainë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, thotë se Washingtoni mbetet i përkushtuar për të mbrojtur aleatët e tij të NATO-s ndërsa tensionet me Rusinë po rriten.

“Ne do të mbrojmë, nëse duhet, çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, u tha Austin gazetarëve në selinë e aleancës në Bruksel, ku ministrat e jashtëm të vendeve anëtare ishin mbledhur për të dytën ditë radhazi për bisedime, shkruan Aljazeera.

“Nuk ka asnjë arsye, sigurisht, që duhet të vijë ndonjëherë deri këtu – ashtu si nuk ka asnjë arsye që Rusia të pushtojë përsëri Ukrainën”, shtoi ai, duke përmendur aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

“Ukraina nuk kërcënon askënd, e lëre më fqinjët e saj Rusinë, dhe megjithatë kjo është ajo që Moska do të na kërkonte të besojmë, dhe kjo është mënyra se si [Presidenti rus Vladimir] Putin vazhdon të justifikojë mbledhjen e tij të fuqisë së rëndësishme luftarake.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat