Ministrat e Jashtëm të G7 thërret Rusinë që t’i tërheqë trupat përbri kufirit me Ukrainën

Bota

Ministrat e Jashtëm të G7 thërret Rusinë që t’i tërheqë trupat përbri kufirit me Ukrainën

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 19:34
Grupi i shtatë shteteve më të fuqishme, i njohur si G7

Grupi i shtatë shteteve më të fuqishme, i njohur si G7, ka trajtuar me theks situatën në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Këto vende duke u shprehur të brengosura më atë që po ngjan, i kanë bërë thirrje Moskës që t’i tërheqë forcat ushtarake të vendosura afër kufirit me Ukrainën.

“Mbesim thellësisht të brengosur me kërcënimet ushtarake të Rusisë përbri kufirit me Ukrainën. Vendosja masive ushtarake më e madhja në kontinentin e Evropës që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë është sfidë e sigurisë globale dhe rendit ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e lëshuar pas takimit.

“Thërrasim Rusinë që ta zgjedhë rrugën diplomatike, të depërshkallëzohet situata, në mënyrë thelbësore të tërhiqen trupat afër kufirit me Ukrainën. Si hap i parë ne presim që Rusia ta zbatojë reduktimin e trupave dhe aktiviteteve ushtarake përgjatë kufirit. Nuk kemi asnjë provë se është zvogëluar numri i ushtarëve”.

“Ne do ta gjykojmë Rusinë për veprimet e saj”, thuhet ndër të tjera në qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat