Australia mbyll operacionet e ambasadave në Ukrainë, urdhëron zyrtarët të largohen nga vendi

Bota

Australia mbyll operacionet e ambasadave në Ukrainë, urdhëron zyrtarët të largohen nga vendi

Nga: M.H. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 06:46
Marise Payne

Australia ka mbyllur përkohësisht operacionet e ambasadës së saj në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, "për shkak të rrezikut në rritje", tha të martën Ministrja australiane për Punët e Jashtme Marise Payne.

Australia pezulloi përkohësisht operacionet e ambasadës së saj në kryeqytetin ukrainas Kiev më 13 shkurt.

Në një deklaratë të martën, Payne tha se qeveria australiane i ka udhëzuar zyrtarët australianë të largohen nga Ukraina dhe u ka kërkuar të gjithë australianëve që të largohen "menjëherë" nga Ukraina, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Ajo shtoi se zyrtarët australianë janë vendosur në Poloninë lindore dhe Rumaninë për të ndihmuar qytetarët australianë që kërkojnë të largohen nga Ukraina.

Ajo tha se qeveria australiane po koordinon ngushtë me Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian dhe qeveritë e tjera në mbarë botën për të “siguruar se ka kosto të rënda për agresionin e Rusisë”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat