Zelesnky: Nuk kemi frikë nga Rusia, unë jam objektivi numër një i Putinit

Bota

Zelesnky: Nuk kemi frikë nga Rusia, unë jam objektivi numër një i Putinit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:45
Zelensky

Lideri i Ukrainës, Volodymyr Zelesnky iu drejtua kombit duke thënë se nuk kanë frikë nga Rusia. Zelensky tha se 137 ukrainas janë vrarë në luftime deri më tani, duke përfshirë civilë. 316 persona të tjerë janë plagosur.

Presidenti i Ukrainës beson se ai është aktualisht objektivi numër një i Rusisë. Ai thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga Kievi ku ndodhet në qarqet qeveritare.

Ai gjithashtu konfirmoi raportet për sulme të shumta raketore ruse në Kiev në orën 4 të mëngjesit (lokal) këtë mëngjes, duke thënë se sulmet kishin në shënjestër zona ushtarake dhe civile. Ai përsëriti thirrjet e tij ndaj Perëndimit për të bërë më shumë sesa thjesht vendosjen sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

Në një paralajmërim drejtuar Moskës, Zelensky tha se Ukraina nuk do të ndalojë së mbrojturi veten derisa të përfundojnë sulmet e Rusisë kundër saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat