Skenari rrëqethës/ Zbardhet plani i Putinit për pushtimin e këtyre tri vendeve – ja çka synon për Suedinë

Bota

Skenari rrëqethës/ Zbardhet plani i Putinit për pushtimin e këtyre tri vendeve – ja çka synon për Suedinë

Nga: P.R Më: 16 mars 2022 Në ora: 19:52
Skenari u përshkrua në kanalin televiziv shtetëror rus Rusia 1 nga koloneli Igor Korotc

Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një emision, ku jepen detaje mbi pushtimin e shteteve baltike, derisa NATO forcon aleatët e Evropës Lindore me mijëra trupa të tjera.

Një ish-oficer i lartë paraqiti një skenar rrëqethës për ushtrinë e Putinit që të pushtonte vendet e NATO-s Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, si dhe të kapte një pjesë të Suedisë neutrale, shkruan The Sun, përcjellë “Bota sot”.

Mijëra trupa të NATO-s kanë marrë pjesë në stërvitje pranë kufirit rus dhe po hartohen plane për një prani të madhe të përhershme në Evropën Lindore.

Pasi fituan pavarësinë e tyre kur u shemb Bashkimi Sovjetik, të tre shtetet baltike iu bashkuan NATO-s dhe vazhdojnë të kenë frikë se Vladimir Putin ka plane për destabilizimin dhe pushtimin, siç ka bërë në Ukrainë.

Pikërisht një skenar i tillë u përshkrua në kanalin televiziv shtetëror rus Rusia 1 nga koloneli Igor Korotchenko, dikur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe i Forcave Ajrore Ruse, tani aktualisht një oficer rezervë.

Eksperti pro Kremlinit, Korotchenko tha: “Kështu mund të duket skenari për pushtimin e vendeve baltike”.

Duke përdorur harta në anglisht me vendosjen e trupave të NATO-s, ai përshkruan me detaje të liga skenarin e pushtimit.

"Në fillim “u shkaktohet një goditje masive radio-elektronike ruse” pasi "të gjithë radarët e NATO-s verbohen dhe nuk shohin asgjë”.

Image
Koloneli Igor Korotchenko përshkroi se si një pushtim mund të mbaronte

Duke vizatuar në hartë gjithnjë e më shumë vija të kuqe, ai më pas i drejtohet mënyrës se si Rusia do t'i mposhtë armiqtë e saj.

“Në këtë kohë, në ishullin suedez Gotland, zbarkojnë avionët ushtarakë rusë, duke ofruar sisteme raketore anti-ajrore S-400 dhe sisteme kundër anijeve bregdetare Bastion”, tha ai.

“Ata janë vendosur - dhe tani për tani askush nuk di apo sheh asgjë. Perëndimi pyet veten: 'Pse ne nuk shohim asgjë? Çfarë ndodhi me radarët tanë?”, shton Korotchenko.

Suedia ka qenë tradicionalisht neutrale, por frika se Rusia mund të përpiqet të rrëmbejë ishullin e rëndësishëm strategjik të Gotland, e ka bërë atë të forcojë forcat e saj të armatosura.

Korotchenko vazhdon të shpjegojë se rusët do të largoheshin nga enklava e Kaliningradit drejt korridorit Suëalki për të bllokuar hyrjen e përforcimeve nga Polonia.

“Perëndimi i habitur dhe NATO-ja do ta dinë se Rusia shpall një zonë ndalim-fluturimi prej 400 km,” tha ai, ndërsa prezantuesi i programit tund me kokë si miratim.

Më pas ai shpjegon se "i gjithë deti Baltik" do të ishte më pas nën shënjestrën e forcave ruse.

Korotchenko vazhdoi se “ato pak trupa të forcave speciale të Kanadasë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe SHBA-së, në Balltik do të “rrethohen” nga një forcë ajrore ruse dhe më pas “do të dorëzojnë armët”.

Siç shkruan The Sun dhe DailyMail, skenari përfundon me qeveritë e reja të shteteve baltike që zotohen për besnikëri ndaj Moskës, ndërsa Suedia bie dakord për neutralitetin e përhershëm dhe një qira 99 për Gotland.

Image
Në fund të prezantimit të tij, tre shtetet dhe një ishull suedez janë nën kontrollin rus

Programi doli në televizionin rus në fund të vitit të kaluar, por u postua nga këshilltari i qeverisë ukrainase Anton Gerashchenko.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat