Biden ia tregon pasojat Kinës

Bota

Biden ia tregon pasojat Kinës

Nga: V.N Më: 18 mars 2022 Në ora: 20:32
Joe Biden në takim virtual me presidentin e Kinëa

Presidenti i SHBA Joe Biden tha për CNN se telefonata e tij me presidentin kinez Xi Jinping të premten "shkoi mirë". Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden "përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë" në një telefonatë gati dy orëshe me liderin e Kinës, transmeton Bota sot.

“Presidenti nënvizoi mbështetjen e tij për një zgjidhje diplomatike të krizës”, tha Shtëpia e Bardhë. Shtëpia e Bardhë shtoi se të dy udhëheqësit "gjithashtu ranë dakord për rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit".

Pjesa më e madhe e diskutimit të tyre u përqëndrua në luftën në Ukrainë dhe implikimet që kriza do të kishte si në marrëdhëniet SHBA-Kinë ashtu edhe në "rendin ndërkombëtar", tha zyrtari.

Biden dha një vlerësim të veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin në konfliktin e tij me Ukrainën, tha zyrtari, dhe "i bëri të qartë" implikimet dhe pasojat e ndihmës së mundshme të Rusisë në luftën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat